Hovenier: ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë të gjejnë punë në Kosovë

by informim

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë kosovarë të gjejnë punë në vendin e tyre.

Ambasadori Hovenier mori pjesë në hapjen zyrtare të qendrës së edukimit joformal për fëmijët dhe të rinjtë në Pejë, “Bonevet”.

“‘Bonevet’ u ofron të rinjve nga Peja mundësi arsimi në fusha të ndryshme. E kam parë ndikimin direkt të ‘Bonevet’ në jetën e shumë të rinjve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën e kjo përfshin edhe mbështetjen për të rinjtë që të gjejnë punë pikërisht në Kosovë. Shpresojmë se të rinjtë e talentuar kosovarë të arrijnë që të përdorin shkathtësitë e fituara këtu”, ka thënë Hovenier.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Bonevet” është organizatë multidisiplinare, e cila merret me zhvillimin, aftësimin dhe praktikën e njohurive të ndryshme arsimore e teknologjike për fëmijë dhe të rritur. Deri më tani kjo organizatë ka pasur degë në Prishtinë e Mitrovicë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy