Marrëveshja në Bratisllavё/ Kastrati: Vula e turpit të një pushteti abuziv – humbëm muaj

by informim

Ardian Kastrati, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se marrëveshja e arritur në Bratisllavё, ku Qeveria e Kosovës ka pranuar reduktimin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës është një strategji e lojës së njëjtë të Kurtit.

Kastrati ka thënë se Kurti ia ka humbur Kosovës 10 muaj kohë, duke mos i pranuar propozimet që i kishte publikuar PDK-ja në kohën e krizës së targave.

banner

Ai në DPT te Fidani të T7, ka thënë se ”kjo është vula e turpit“ siç e ka quajtur ai ”të një pushteti abuziv“.

Por Kastrati tha se po gëzohet për Lulzim Hetimin, kryetarin e Leposaiviqt që e quajti kryetar të nguuar.

”U gëzova nëse ky plan do të realizohet si u paraqit, për Lulzim Hetimin le të kthehet njeriu në punët e veta, te familja e vet. Po ashtu edhe Policia ka qenë në gjendje shumë të vështirë duke e mbrojtur një kryetar të ngujuar”, ka thënë ai.

Kastrati, ka shtur më pas se ”në momentin kur unë e kam parë videon për presidentin Thaçi, unë e kam ditur që po mundohet për një taktizim për veprimet e ardhshme.

”Kjo është vula e turpit e një pushteti abuziv, një pushteti që ka dashur të abuzojë çdo gjë publik. Kjo është vula e trupit“, ka deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së tha se të gjitha këto Kurti i ka bërë për egon e tij personale

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy