“Mendimi i parë kur u zgjova ishin fëmijët e mi”, Madonna flet pas rikuperimit

by informim

Madonna është më mirë.

Ylli i popit u rikthye në rrjetet sociale duke thyer heshtjen pas shtrimit në spital për një infeksion të rëndë bakterial, për shkak të të cilit kaloi edhe disa ditë në terapi intensive.

banner

“E ndjeva dashurinë tuaj”, ka shkruar ajo në Instagram. Më pas duke qetësuar të gjithë fansat ka publikuar foton e parë pas lajmit për shëndetin e saj: “Jam në rrugën e rikuperimit dhe jam tepër mirënjohëse për të gjitha bekimet në jetën time”.

Madonna falënderoi të gjithë për “energjinë pozitive, lutjet dhe fjalët e shërimit dhe inkurajimit”. “Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi. Mendimi im i dytë ishte se nuk doja të zhgënjeja askënd që bleu bileta për turneun tim. Gjithashtu nuk doja të zhgënjoja njerëzit që punonin pa u lodhur me mua”.

“Në muajt e fundit të krijimit të spektaklit tim, e urrej të zhgënjej dikë,” shtoi këngëtarja. Në fakt, për shkak të sëmundjes, është shtyrë turneu botëror “Celebration”, fillimi i të cilit ishte planifikuar për 15 korrik në Vankuver dhe i organizuar nga Lady Ciccone për të festuar karrierën e saj 40-vjeçare.

Në orët e fundit në internet kanë qarkulluar edhe imazhet e para pas shtrimit të saj në spital. Ylli është fotografuar në rrugë në Nju Jork dhe fotot nuk lënë asnjë dyshim për rikuperimin e saj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy