Dhuna në familje mbetet fenomen shqetësues në vendin e tonë, madje rastet, sipas statistikave, veçse janë në rritje.
Së fundi në Policinë e Kosovës u raportuan edhe tri raste të tjera të këtij lloji, ku prej të cilave, si gjithmonë viktimë janë gratë, raporton Indeksonline.
Një rast i dhunës në familje ndodhi më datë 9 korrik, në fshatin Graniqanë të Leposaviçit. 23-vjeçarja raportoi në Polici se kishte probleme me burrin e saj dhe se deri tek problemi ka ardhur pasi që burri gjithmonë është i dehur dhe kështu i sjell probleme psikike.
Kështu, ajo ka shkuar për qëndrim te gjyshja e saj. I dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër ndodhi në Mitrovicë, ku gruaja raportoi se ka pasur dhunë sistematike nga burri i saj qysh në fillim të martesës. I njëjti dje e kishte rrahur me kabllo duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt ndërsa gruaja është dërguar në strehimore bashkë me pesë fëmijët e saj.
Rast i njëjtë i dhunës në familje ndodhi në Prishtinë, ku burri ka rrahur gruan me grushte, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është arrestuar.