“Pesë herë në telefon”, letra e Radojicicit për “komunikim direkt me Kusari-Lilën”, del pjesa e dytë e përgjimit

by informim

Të hënën është publikuar një pjesë e përgjimit në të cilën është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Lila në këto përgjime dëgjohet teksa bisedon në zyrën e saj në Kuvendin e Kosovës me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simic. Në pjesën e parë që është publikuar dje, Simic në bisedë e sipër me Kusari-Lilën i thotë se vetë Lila ka biseduar 30-40 minuta me Milan Radojicicin. Shefja e GP të VV-së e mohon, duke thënë se kanë folur vetëm 2-3 minuta.

Sot “Nacionale” ka publikuar edhe pjesën e dytë të përgjimit, në të cilën Slavko Simic thotë se Kusari-Lila ka komunikuar me Milan Radojicic katër apo pesë herë në telefon.

banner

Një herë, siç dëgjohet Simic, Kusari-Lila dhe Milan Radojicic kanë komunikuar për çështjen e rrymës në veri të vendit, gjë të cilën e konfirmon edhe vetë Kusari-Lila duke thënë “po për rrymën në veri”.

Simic në këtë bisedë i thotë Kusari-Lilës se po dilte dhe të fliste në publik për komunikimin që kanë pasur bashkë, do “të thyhej koka edhe ty edhe Vetëvendosjes”, teksa e pason këtë me informacionin se Kusari-Lila ka biseduar me Radojicicin pesë herë në telefon.

Kusari-Lila vetëm vazhdon dhe e dëgjon Simicin teksa flet, dhe s’e bën asnjë reagim.

Tutje Simic flet për marrëveshjen që kanë pasur me Kusari-Lilën sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe ia rikujton se ajo marrëveshje ka dështuar si rezultat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas këtyre bisedave, Kusari-Lila insiston vetëm tek ajo se “çfarë do të bëjmë për ligjet”.

Biseda mes tyre vazhdon për Milan Radojicicin dhe sanksionimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Slavko Simic pretendon se Radojicic është vendosur pas ndonjë fakt në listë të zezë të SHBA-së, derisa Kusari-Lila i thotë se “qartazi Radojicic s’është i pastër për amerikanët”.

“E di Sllavko,.. po qartë nuk janë të pastër për amerikanët”, dëgjohet teksa thotë Kusari-Lila.

Kusari-Lila pas bisedës për Radojicicin, insiston përsëri në atë se çfarë do të bëhet të mërkurën.

Në fund të kësaj pjese të dy të përgjimeve, Slavko Simic i lexon Kusari-Lilës edhe një letër që Milan Radojicic i ka dërguar asaj, për shkak të një deklarate të dhënë, ku Kusari-Lila kishte deklaruar se Lista Serbe kontrollohet nga PDK-ja.

Radojicic siç e citon Sllavko Simic thotë se PDK-ja i ka shkaktuar më së shumti probleme në jetë dhe thotë se do të përballet me PDK-në sa të jetë gjallë. Radojicic, sipas letrës, thotë se PDK-ja asnjëherë në jetë s’mund t’i japë urdhra.

Në ketë letër, gjithmonë siç dëgjohet në këtë përgjim, Radojicic shpreh indinjatën e tij me Mimoza Kusari-Lilën se i ka thënë disa gjëra në media disa gjëra që ka folur me Sllavko Simicin e të cilat do të duhej të “mbesin mes nesh”.

Sipas mesazhit të cilin e lexon Simic, Radojicic përmend një komunikim direkt që ka pasur me Mimoza Kusari-Lilën, por i thotë se nuk e publikon meqë “është njeri në rend të parë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy