Qeveria e Kosovës ka publikuar katër pikat e de-përshkallëzimit të arritur në Bratisllavё, ku Kosovën e ka përfaqësuar Besnik Bislimi.
Pika kryesore është zvogëlimi i numrit të policëve në Veri.
Marrëveshja duhet të finalizohet brenda një periudhe dyjavore.
Për këtë në Bruksel do të udhëtojë atje Besnik Bislimi për finalizimin e kësaj marrëveshjeje.
”BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes. Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore”, thuhet në pikën e 4.