SPAK kërkon arrestimin e tij, avokati i Arben Ahmetajt: Ish-zv. kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri

by informim

Teksa SPAK ka urdhëruar arrestimin e tij, vetëm pak momente më parë është mësuar se ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili ka konfirmuar se Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.

banner

Avokatët e tij pasi deklaruan se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit, për të marrë kohë më tepër për mbrojtjen.

Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Kuvendit për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas akuzave për pastrim parash, deklarim të rremë e fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy