Edhe ministrja e Drejtësisë në mbrojtje të Kusarit: Nuk i është bindur asnjë urdhëri të Listës Serbe

by

Dy ditë pas publikimit të skandalit me përgjimet në të cilat është e përfshirë, Mimoza Kusari – Lila, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, akterë të pushtetit vazhdojnë ta mbrojnë atë.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu,  e ka mbrojtur, Mimoza Kusari – Lilën, duke u shprehur e bindur se Kusari – Lila nuk iu është bindur asnjë urdhëri të Listës Serbe.

banner

Haxhiu ka shkuar  edhe më tutje duke hedhur akuza se publikimi I përgjimeve është për ta shantazhuar shefen e GP të VV-së dhe shtoi se përgjimet janë të paligjshme dhe se organet e rendit do të merren me këtë.

“Zonja Kusari-Lila e sqaruar edhe mbrëmë tendencën për të shpërfaqur të deformuar dhe duhet ta kuptoni që Lista Serbe është një parti politike që përfaqëson komunitetin serbë në Kosovë por në mënyrën më të keqe. Lista Serbe që është themeluar nga partitë opozitare, në vend që të punonte për interesat serbe merret me Vuçiqin.

“Ato që janë publikuar janë publikuar për një arsye të vetme, sepse Lista Serbe nuk ka mundur ti bëjë presion dhe as ta shantazojë shefen e GP-së Mimoza Kusari-Lila. Prej kohës kur është bërë ky përgjim kemi një sërë veprimesh që konfirmojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës”, ka thënë Haxhiu

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy