Këshilltari i Bislimit sqaron marrëveshjen për zvogëlimin e pranisë policore nga objektet e komunave në veri

by informim

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendësministrit Besnik Bislimi, ka thënë se është keqinterpretuar dakordimi në lidhje me zvogëlimin e numrit të policisë në objektet e komunave në veri.

Sipas tij, prania e Policisë nuk do të zvogëlohet në 25% , por për 25%, që i bie 75% e pranisë së policisë do të qëndrojnë në objektet e komunave veriore.

“Duke patur parasysh disa keqinterpretime në lidhje me dakordimin, sa i përket zvogëlimit të menjëhershëm të prezencës policore, saktësojmë se bëhet fjalë për uljen për 25%. Pra nuk zvogëlohet në 25%, por për 25%, prezenca policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, ka shkruar Kadiu.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Të gjitha hapat, sipas Qeverisë së Kosovës, do të finalizohen brenda një periudhe dyjavore.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy