Krasniqi i reagon Mimoza Kusarit: Ofendimet e veteranëve të UÇK-së e heroit Enver Zymberi, janë të papranueshme

by informim

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve ku shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke biseduar me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë ofendimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i heroit Enver Zymberi, që ra në detyrë duke mbrojtur sovranitetin e shtetit, si dhe i kolegëve të mi të Partisë Demokratike të Kosovës nga eksponentja kryesore e pushtetit të Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës, është manifestimi më i hapur i mentalitetit tinëzar, mashtrues e pa dinjitet, që e ka kjo mazhorancë që sot e drejton vendin.

“..aq më shumë kur krejt këto paskan ndodhur gjatë serive të koordinimit me punëtorët e Milan Radojçiqit”.

Krasniqi ka thënë se këto ofendime janë të papranueshme dhe përbëjnë dëshminë e radhës se me këtë mentalitet, Kosova jo vetëm që s’ka të ardhme, por rrezikon ta cenojë edhe të kaluarën e saj të lavdishme.

Tutje tha se qeverisja e Albin Kurtit e ka degraduar çdo sferë të jetës.

“Stagnim në ekonomi, komë në diplomaci, kolaps në shendetësi, degradim në arsim, izolim ndërkombëtar e kërcënim të fjalës së lirë. Tashmë edhe dëshmi konkrete për veprime të koordinuara mes Kurtit e Radojçiqit, përmes mashave të tyre Kusari-Lila e Simiq”, shtoi ai.

Sipas Krasniqit, ka vetëm një rrugë për ta ndalë këtë degradim të gjithanshëm: zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, për ta kthyer Kosovën në drejtimin e duhur!

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/789770439188355?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy