Pak orë para takimit të Zelenskit me liderët e NATO-s
Rusia godet Kievin për natën e dytë radhazi, vetëm disa orë përpara se Presidenti Volodymyr Zelensky të takohet me liderët e NATO-s në samitin e Vilniusit.
Forcat e Moskës nisën një sulm me dronë kamikaze në kryeqytet dhe rajonin e Kievit gjatë natës: forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase shkatërruan të gjithë avionët rusë pa pilot në zonën e kryeqytetit.
Kjo është bërë e ditur nga Administrata Ushtarake e Kievit, siç raporton Rbc-Ukraine.
“Armiku ka kryer një tjetër sulm ajror në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka përdorur sërish municion breshëri tip Shahed. Pas më shumë se një javë ndërprerje, armiku ka gjuajtur drone iraniane kundër Kievit për të dytën ditë radhazi. Sulmi ajror zgjati më shumë se 2 orë”, thuhej në mesazhin e Administratës Ushtarake. Të gjitha objektivat ruse në hapësirën ajrore rreth Kievit u zbuluan dhe u shkatërruan nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Kievit. Nuk ka ende raporte për viktima apo dëme”.