OVL-ja, e hidhëruar për llafet VV-Sërpska (VIDEO)

by informim

Një nga temat mes zyrtarëve të pushtetit e atyre të Listës Serbe, duket se ishin edhe veteranët.

Nga përgjimet e publikuara këto ditë, bisedat u tha se u zhvilluan në qershor të vitit të shkuar, bash kur kjo kategori e luftës edhe pati protestuar që të përfshihen në pagën minimale.

banner

Përfshirjen eventuale të serbëve, në pazarin e votave kundër tyre këta po e shohin si nënçmim.

Gjuhë kritikuese për këtë bashkëpunim, ka edhe një parti opozitare e dalë nga lufta. Për PDK-në kështu janë përbuzur vlerat e Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës tani kërkon që për çështjen e tyre, në asnjë variant të mos përfshihet LS-ja.

Përzierjen e Srpskas e çfarëdo zhvillimi tjetër, këta nuk do ta marrin parasysh e do protestojnë, nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre kur projektligji të dërgohet për lexim të dytë në Kuvend

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy