Përgjimet 3, Kusari i shpreh keqardhje Simiqit të Listës Serbe: S’kam qenë në VV kur kanë bërë, çfarë kanë bërë

by informim

Nacionale e ka publikuar edhe pjesën e tretë të përgjimeve nga biseda e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.

Që në fillim të videos, Kusari – Lila shpreh keqardhje para, atëherë, deputetit të Listës Serbe, duke i thënë se “nuk ka qenë në Vetëvendosje kur kanë bërë ata çfarë kanë bërë”.

banner

“Dëgjo Sllavko, më vjen vërtet keq për gjithçka që po ndodh. Unë, nga të gjithë njerëzit këtu, do të dëshiroja që së pari Kuvendi të funksionojë si duhet. Ti e di që unë nuk kam qenë me Vetëvendosjen kur kanë bërë atë çfarë kanë bërë…” – dëgjohet duke i thënë Kusari politikanit Simiq qysh në nisje të incizimeve të sotme.

Në këtë incizim, ata flasin edhe për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fondin Pensional, derisa Kusari-Lila ofendon Uran Ismailin, dhe e akuzon Ramush Haradinajn.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy