Aleatët e NATO-s i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie

by informim

Ukraina fitoi garanci të reja sigurie nga SHBA dhe aleatët e saj për mbrojtjen e saj kundër Moskës. Anëtarët e bllokut ushtarak më të fuqishëm në botë, gjatë samitit të NATO-së që u mbajt në Vilnius të Lituanisë, i ofruan perspektivën e mbrojtjes afatgjatë vetëm një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e cilësoi si “absurd” refuzimin për të ofruar një ftesë ose kalendar për hyrjen e Ukrainës në NATO.

Ukraina ka bërë presion për anëtarësim të shpejtë ndërsa lufton kundër një pushtimi rus të filluar në shkurt 2022 që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona njerëz nëpër vende të ndryshme të botës.

Në një takim me Zelensky, Biden i premtoi atij se SHBA po bënte gjithçka që mundej për të përmbushur nevojat e Ukrainës dhe pranoi zhgënjimin e Zelensky për shkallën dhe shpejtësinë e mbështetjes.

“Elasticiteti dhe vendosmëria juaj ka qenë një model që duhet ta sheh e gjithë bota”, ka thënë Biden. “Mezi pres ditën kur do të kemi takimin për të festuar anëtarësimin tuaj zyrtar, zyrtar në NATO.” Joe Biden ka vazhduar me shaka duke thënë “Lajmi i keq për ju është se ne nuk do të shkojmë askund. Ju keni ngecur me ne,” duke shkaktuar të qeshura nga Zelensky.

Duke folur me gazetarët më vonë, Biden ka thënë: “Një gjë që Zelensky e kupton tani është se nëse ai është apo jo në NATO tani nuk është e rëndësishme” për sa kohë që ai ka angazhimet që janë bërë në samit. “Ai nuk është i shqetësuar për këtë tani.”

Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja kanë negociuar me Kievin për javë të tëra për një kornizë të gjerë ndërkombëtare të mbështetjes, duke përfshirë pajisjet moderne të avancuara ushtarake si avionët luftarakë, trajnimin, shkëmbimin e inteligjencës dhe mbrojtjen kibernetike.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben ëallace tha se ai i kishte thënë Ukrainës se aleatët e saj ndërkombëtarë “nuk ishin Amazon” dhe se Kievi duhet të tregojë mirënjohje për donacionet e armëve për të bindur politikanët perëndimorë të japin më shumë.

Duke gëlltitur zhgënjimin e tij për mungesën e një plani kohor të anëtarësimit, Zelenskiy përshëndeti “mbështetjen praktike dhe të paprecedentë të NATO-s për Ukrainën” dhe tha se në samitin Ukraina kishte marrë “qartësi të qartë se Ukraina do të jetë në NATO”.

Ndër të tjera Zelenskiy i është drejtuar të gjithëve e posaqërisht Bidenit për t’i thënë se donte të falënderonte “të gjithë amerikanët” për miliarda dollarë ndihma që kishte marrë vendi i tij. Poashtu Zelenskiy tha: “Ne i ishim gjithmonë mirënjohës Britanisë së Madhe, kryeministrave dhe ministrit të mbrojtjes, sepse njerëzit gjithmonë na mbështesin”.

Me një deklaratë nga grupi G7 i vendeve më të industrializuara në botë nisi një kornizë për negociatat dypalëshe për të ofruar mbështetje ushtarake dhe financiare, ndarjen e inteligjencës dhe një premtim për hapa të menjëhershëm nëse Rusia do të sulmonte përsëri. (Burimi: Reuters)

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy