48
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke dalë nga ndërtesa e Presidencës këtë të enjte.
Ai është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Presidenca, ndërsa kanë thënë se për detajet e takimit do të dalin me një komunikatë për media.