Duke folur në Vilnius, Lituani, në fund të takimit dy-ditor të NATO-së, në pragun e Rusisë, Biden tha se Putini e kishte nënvlerësuar keq vendosmërinë e aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA.
Presidenti Joe Biden e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se ka një “epsh të zjarrtë për tokë dhe pushtet”. “Kur Putini, dhe dëshira e tij e zjarrtë për tokë dhe pushtet, nisi luftën e tij brutale kundër Ukrainës, ai po vinte bast se NATO do të shpërbëhej … Por ai mendoi gabim.”, ka thënë Biden.
Biden ka vazhduar duke thënë se “NATO është më e fortë, më energjike dhe po, më e bashkuar se kurrë në historinë e saj. Në të vërtetë, më jetike për të ardhmen tonë të përbashkët. Nuk ndodhi rastësisht. Nuk ishte e pashmangshme.”
“Mbështetja jonë do të zgjasë gjatë në të ardhmen. Është një deklaratë e fuqishme e angazhimit tonë ndaj Ukrainës,” tha Biden së bashku me Zelenskiy dhe udhëheqësit e G7, i cili përbëhet nga SHBA, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. (Burimi: Reuters)