Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur të turpshëm sjelljen e Qeverisë së Kosovës, karshi opozitës gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, .
Deliu tha se kjo është bërë me qëllim të fshehjes së skandalin me përgjime ku u përfshi shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq.
“Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie”, ka thënë ai.
Deliu më tutje tha se është fyer e sharë nga deputeti i VV-së, Halil Thaçi.
“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi.
Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie.
Beteja për Kosovën dhe rrugën e saj euro-atlantike, larg bashkëpunimit me Serbinë, vazhdon pandalshëm!