Deliu-Kodra: Qeveria po mundohet të shmangë llogaridhënien nga biseda me Radojiçiqin

by informim

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti se po përdor veprime në Kuvend për të shmangur llogaridhënien dhe të devijojë vëmendjen nga bisedat e tyre me Milan Radojiçiqin.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar Qeverinë për veprime për të tërhequr vëmendjen e publikut nga përgjegjësia dhe llogaridhënia e tyre, që sipas saj e kanë nga bisedimet me Milan Radojiçiqin.

banner

Ajo ka thënë se aksioni i PDK-së në Kuvendin e Kosovës ishte një aktivitet simbolik i opozitës, në mënyrë demokratike, për të shfaqur gjithë atë që kishte ndodhur në ditët e fundit.

Ajo ka thënë se kjo ishte hera e parë në historinë politike të Kosovës që Qeveria pengonte një aktivitet simbolik të protestës brenda Kuvendit.

Deputetja e PDK-së ka thënë se gjatë aksionit të deputetit Mërgim Lushtaku me përdorimin e ujit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte reaguar “në një mënyrë të tmerrshme”, duke sulmuar fizikisht deputetin Lushtaku.

“Në kohën kur deputeti Mërgim Lushtaku gjuajti me ujë kishte një reagim të tmerrshëm të zëvendëskryeministrit Bislimi që u hodh në drejtim të deputetit Lushtaku, këto janë veprime të Qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësia ose llogaridhënia, të cilën ne sot kemi pritur që ta jap, kryeministrit bashkë me Mimoza Kusari- Lilën, për shpërfaqjen e njërit prej skandaleve më të mëdha, përgjegjës për të cilin është ajo bashkë me kryeministrin”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.

Ajo ka kritikuar kryeministrin dhe shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën, duke mos marrë përgjegjësi për një skandal të madh, i cili sipas saj, lidhet me bisedat e tyre me zyrtarë të Listës Serbe dhe Milan Radojiçiqin.

“Pasi audio-incizimet që treguan bisedën e saj me Radojiçiqin, kanë shpërfaqur gjithë koordinimin e një partie e cila ka ardhur në pushtet duke sulmuar të gjithë ata që kanë pasur dikur diskutime me partnerë të koalicionit me Listën Serbe”, ka deklaruar tutje deputetja e PDK-së.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy