Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar shumë ndeshje në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës dhe dy nga to janë të ekipeve të Superligës së Kosovës, Gjilanit dhe Dukagjinit.
Pas Ballkanit që nisi garat të martën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, tani radha është për Gjilanin dhe Dukagjinin që nisin garat evropiane në kuadër të Ligës së Konferencës.
Finalisti i Kupës, Gjilani do të luaj në udhëtim ndeshjen e parë të këtij raundi pasi do të jetë mysafir i klubit FC Progres Niedercorn nga Luksemburgu.
Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumi e qytetit të Diffengrade nga ora 19:30 dhe do të gjykohet nga Oliver Reitala i Finlandës.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fscgjilani%2Fposts%2Fpfbid035uZkXwTbqL9dh2k4E9FR96wicvTNuq678nwazXyRWF8SfqjGjky8Ph5WFpRHfCpYl&show_text=true&width=500
Në anën tjetër, Dukagjini, i cili përfundoi në pozitën e katërt dhe u kualifikues vetëm falë mos-licencimit të Prishtinës, do të ndeshet si vendas me Europan nga Gjibraltari.
Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumi “Fadil Vokrri” nga ora 19:00, ndërsa do të drejtohet nga Johan Hendrik Ellefsen nga Ishujt Faroe.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKF.Dukagjini1958%2Fposts%2Fpfbid02orSWBEEEPoeg5rsaKP4t7UvdAJ9fGZrowvnMKk6GLRFM49QyaFU9JE9ugvfKqoEol&show_text=true&width=500