47
Një person e ka lajmëruar Policinë e Kosovës se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në Llapushnik të Drenasit.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim e policisë EOD e cila e ka marrë mjetin e dyshuar shpërthyes.
“Fsh. Llapushnik, Gllogoc 12.07.2023 – 08:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim e policisë EOD e cila e ka marrë mjetin e dyshuar shpërthyes”, thuhet në njoftimin e policisë.