Hoxha u drejtohet me “Zdravo” deputetëve të LVV-së: Jeni kapur nga krimineli Radoiçiq

by informim

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka përmendur çështjen e audio-incizimeve mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit, ku përmendet edhe krimineli Milan Radoiçiq.

Në nisje të fjalimit të saj, Hoxha u është drejtuar deputetëve të LVV-së me “Zdravo”.

banner

Ajo ka thënë se qytetarët janë shokuar nga ajo çfarë kanë dëgjuar.

“Sa tronditës është nënshtrimi ndaj Slavko Simiq dhe Radoiçiqit për punët elementare të këtij Kuvendit po aq tronditës është qarja e hallit me punëtorin e Radoiçiqit për çështje të rëndësishme të interesit tonë shtetëror. Për çështjen e krenarisë tonë kombëtare, veteranëve të UÇK. Akuzoj para Slavkos njërin ndër komandantët më të shquar të UÇK, Ramush Haradinaj, akuzoi PDK-në për të cilën në të njëjtën bisedë Radoiciqi u ankua që PDK ja ka nxirë jetën dhe do ta luftoj atë deri sa të jetë gjallë, e fyeu rëndë nënkryetarin Uran Ismaili e shpifi ndaj shefit të Grupit Parlamentar Abelard Tahiri”, ka thënë Hoxha

Deputetja e PDK-së më tej shtoi se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, u koordinua me Radoiçiqin për energjinë në veri, u koordinuar për t’i thënë jo kërkesës së qindra qytetarëve për tërheqje nga Trusti dhe duke fyer në mënyrën më të ulët deputetin Bekim Haxhiu

“Çfarë duhet të ndodh më shumë për të kuptuar që ju jeni të kapur nga krimineli që është në listën e zezë të Amerikës, e që ka urdhërarrest nga Prokuroria”, tha Hoxha

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy