Kalon Ligji për Pagën Minimale – ishte kontestuar nga një pjesë e opozitës shkak i mos përfshirjes së veteranëve

by informim

Përkundër tensionit, Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punën. Kështu është miratuar paga minimale që do të jetë 264 euro neto, pa dallim moshe.

Për këtë projektligj kishte 60 vota për dhe një abstenim.

banner

Projektligji ka qenë çështje e diskutueshme për shkak të veteranëve të cilët kërkonin që të përfshihen në pagën minimale.

Qeveria nuk ishte për këtë, duke u thirrur në listën e veteranëve që e cilësojnë të fyer.

Ndërkaq, PDK e AAK si dhe organizatat e dalura nga lufta thonin se qëndrimi i Qeverisë Kurti “është anti-UÇK”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrisë përgjegjëse për Financa, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetës dhe inflacioni eventual”, thuhet në dispozitën që përmbahet në këtë projektligj.

Amandamenetet e propozuara nga PDK dhe AAK që në këtë projektligj të përfshihen veteranët luftës, nuk janë pranuar nga mazhoranca.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy