Përplasja fizike në Kuvendin e Kosovës/ LDK: Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot

by informim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas përleshjes fizike në mes të deputetëve dhe ministrave në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës

Sipas LDK-së , pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës, nuk e kanë pasur asnjëherë – as në të shkuarën – as tani. Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës.

banner

Tutje ne reagimin e saj, LDK thotë se instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot

“. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot”

Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj, thotw partia më e vjetër politike në Kosovë

“LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj”/ Informim.net

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/pfbid02oCsYVWbm2wbREVLwo1N9Vsct1frsjWN85MVSt2hL59hQnQ2xsRd7nURJinvjayk5l
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy