Presidentja Osmani për dhunën në Kuvend: Dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë, nuk mund të shndërrohet në mjet politik

by informim

Pas rrahjes që ndodhi sot në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kabinetit qeveritar, ka reaguar edhe e para e vendit, Presidentija Vjosa Osmani

Presidentja Osmani në reagimin e saj thorë se përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

“Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”, ka thënë ajo

Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit, ka shkruar në fund të reagimit Presidentja e Republikës znj. Vjosa Osmani/Informim.net

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/pfbid0234fDQNMBGQdjZmQBZvBMtJAF68bXQCZYYPBw8PYqMpgaLAvfuzoBonVsTMdHNJQMl
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy