Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, me grupin parlamentar të partisë së tij nga Kuvendi i Kosovës.
Bajqinovci ka thënë se populli i ka dhënë mandatin më 14 shkurt 2021 që të punojnë dhe të mos shatntazhohet nga “Klubi i vjetër”.
Ai tutje ka deklaruar se ashtu janë duke bërë dhe janë duke punuar e votuar shumë ligje që ndikojnë në jetën e qytetarëve.
“Populli na dha mandatin me 14 shkurt 2021 që të punojmë dhe të mos shantazhohemi nga Klubi i Vjetër. Ashtu po bëjmë. Ende duke punuar e votuar sonte shumë ligje jashtëzakonisht të mira që ndikojnë në jetën e qytetarëve.” – ka shkruar Bajqinovci.