Bugajski: Lajçak dhe Escobar kanë dështuar në punën e tyre derisa s’ka njohje reciproke Kosovë-Serbi

by informim

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Janusz Bugajski ka falendëruar kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, që sipas tij po e thotë të vërtetën rreth procesit të dialogut,

Bugajski ka potencuar se procesi i normalizimit është një ‘farsë’ dhe se emisarët e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë.

banner

Sipas tij, pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, emisarët kanë dështuar në detyrat e tyre.

 “Faleminderit Ministres së Punëve të Jashtme që thoni të vërtetën: procesi i “normalizimit” është një farsë pasi të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë e tyre. Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ata kanë dështuar në punën e tyre”, ka shkruar Bugajski.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy