Delegacioni belg në Presidencë, Osmani iu flet për aspiratën e Kosovës drejt NATO-s

by informim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të premten në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Theo Francken.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e Belgjikës në misionin e NATO-s dhe partneritetin e saj me Kosovën.

banner

Në këtë kontekst, ajo potencoi se synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO dhe se ʺkëta hapa kontribuojnë në stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonitʺ.

Ajo tutje u shpreh se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj si partnere në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

ʺNjë pjesë e takimit iu kushtuar edhe mundësive të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe fusha të ndryshme me interes të përbashkëtʺ, thuhet në komunikatën për media

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy