Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, është tallur keq me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Bytyqi e ka bërë fajtore deputeten e VV-së për të gjitha tensionet e djeshme të shkaktuara në Kuvend, të cilat përfunduan edhe me përleshje fizike.
Ajo ka kritikuar Kusari-Lilën për qetësinë e treguar dje gjatë seancës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Bytyqi ka ironizuar duke shkruar se i duhet qetësia e deputetes së VV-së.
“Më duhet qetësia e Mimozës në jetë. Si ka mundësi që për shkak të veprimeve të një personi Kuvendi i Kosovës dje eskaloi deri në grushte e shuplaka e u bë lajm ndërkombëtar, derisa e nderuara zonja në fjalë, Mimoza Kusari, me një nonshalancë të paparë, rri e ulur në ulësen aq të merituar të Kuvendit. Vëllezërit shqiptarë le të grushtohen, por me Simiqin me rëndësi me pas raporte miqësore e ia hapim zemrën për Ramushin e të tjerët. Bravo Mimozë!”, ka shkruar Bytyqi.