“E lash burrin në shtrat dhe u largova për t’u takuar tinëz me producentin”, Rita Ora tregon se si një ditë pas martese e incizoi këngën e saj ‘You & I’

by informim

Rita Ora zbuloi se ajo e kompozoi këngën e saj të re “You & I” mëngjesin pas dasmës së saj me Taika Waititin.

Këngëtarja, 32 vjeçe, publikoi albumin e saj të ri – të titulluar gjithashtu “You & I” – të premten dhe përpara publikimit u shfaq në një intervistë në ‘Capital Breakfast’ ku ajo iu tregoi moderatorëve: Chris Stark, Roman Kemp dhe Sian Welby historinë qesharake se si lindi kënga.

banner

Pas dasmës së saj me regjisorin, ajo zbuloi se po takohej me një producent që nuk mund kishte kohë asnjë ditë tjetër pos asaj të pas dasmës, kështu që u largua nga burri i saj i ri dhe shkoi për të incizuar këngën e saj të re, në një mëngjes të hershëm me mjegull, shkruan DailyMail.

Ajo tha: “Po, isha shumë e lodhur… Epo, producenti me të cilin doja të punoja ishte në dispozicion vetëm një ditë pasi u martova. Dhe po mendoja, ahh, nuk mund ta anuloj. Dhe kështu hyra brenda. Thashë, dëgjo, sapo u martova dhe jam vërtet e lodhur…”.

“Nuk e di se si do të shkojë kjo. Por nuk dua ta humbas këtë sesion incizimi. Pra, le ta bëjmë atë, dhe ai tha: ‘Mirë, mirë, le të këndojmë për martesën tuaj’”.

“Unë thashë, mirë mirë le të kompozojmë një këngë martesore përfundimtare. Dhe në fakt, kjo është kënga ime e preferuar në album”, tha Rita.

Moderatori Roman e pyeti: “Ajo që më intereson është se çfarë mendoi Taika për këtë?”.

Më pas ajo rrëfeu: “Po, dola tinëz. Mendoj se kam fjetur vetëm dy, tre orë. Dhe pastaj hyra dhe i referova të gjitha vargjet e mia të preferuara të dashurisë brenda kësaj kënge dashurie. Kështu që po përpiqej të bënte këngën e fundit të dashurisë”.

“Pra, në fakt, ka bërë mrekulli sepse nuk kishte filtër. Kur jeni të lodhur nga mbrëmja e mëparshme, thjesht thoni atë që dëshironi”.

Duke folur për rëndësinë e albumit të ri, ajo zbuloi: “Albumi ‘You & I’ përfaqëson më shumë sesa thjesht njeriun që dua. Është mamaja ime, miqtë e mi, fansat e mi dhe në një farë mënyre përfaqëson marrëdhënien që kam me veten”.

“Ky album ka qenë si ditari im për dy vitet e fundit, dhe jam shumë e emocionuar që më në fund mund ta dëgjoni”.

Rita ka marrë pjesë në kompozimin e çdo kënge në album, i cili është cilësuar si projekti i saj më diaristik deri më tani. Ajo ka punuar me producentin ekzekutiv Oak Felder, bashkëpunëtorët e mëparshëm të të cilit përfshijnë emra të njohur si: Ariana Grande, Nicki Minaj, Alicia Keys dhe Usher.

Rita Ora përndryshe u martua me regjisorin Taika Waititi në një dasmë sekrete vitin e kaluar, por e bëri të ditur informacionin tej në janar të këtij viti. /Telegrafi/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy