FIFA ofron 20,000 bileta falas për Kupën e Botës për Femra në Zelandën e Re

by

20,000 bileta falas për ndeshjet e Kupës së Botës për femra që do të zhvillohen në Auckland, Hamilton, Wellington dhe Dunedin, – njofton FIFA

Ky vendim vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve për shitjet e ngadalta të biletave në Zelandën e Re. Ndërsa bashkëorganizatorët australianë kanë shitur pjesën më të madhe të miliona biletave deri më tani, me kombëtaren e tyre, ‘Matildas’ që konsiderohet pretendente e fortë për titullin, Zelanda e Re ka shitje më të ngadalta për shkak të profilit më të ulët të futbollit në vend dhe ‘Ferns Futbolli’ nuk ka arritur ende një fitore në pesë paraqitjet e mëparshme në Kupën e Botës.

banner

Sarai Bareman, kreu i FIFA-s për futbollin e femrave, pranoi vështirësitë e tërheqjes së tifozëve në stadiumet e futbollit në Zelandën e Re për shkak të rëndësisë më të vogël të sportit.

Për të promovuar më tej pjesëmarrjen, Xero, partneri zyrtar i ngjarjes së këtij viti, po ofron 5000 bileta shtesë falas për ndeshjet në katër qytetet pritëse të Zelandës së Re.

Edhe ish-kryeministrja, Jacinda Ardern, ka kontribuar që me anë të rrjeteve sociale të ngjallë interes për turneun.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy