Irina Shayk i trajtoi 22 milionë ndjekësit e saj në Instagram me një album fotografik të mahnitshëm nga udhëtimet e saj të fundit jashtë shtetit.
Modelja postoi disa imazhe të reja që e tregonin atë gjatë vizitës në ‘qytetin e kuq’, që është medina në Marrakesh të Marokut, shkruan DailyMail.
Ish-partnerja e Bradley Cooper u pa e veshur me bikini të zeza me tela, teksa vinte në pah trupin e saj mahnitës ndërsa ishte në vendin e nxehtë të Afrikës së Veriut.
Modelja 37-vjeçare e markës “Burberry” dukej e tonifikuar dhe e nxirë teksa ishte ulur në një mur të kuq dhe shtrirë në një dysheme me pllaka për të bërë pozat e saj ‘të nxehta’.
Ajo ishte e mahnitur me pamjen e Marokut pasi ndau gjithashtu me ndjekësit disa imazhe të ushqimit vendas, duke përfshirë ullinj, fasule dhe bukë të skuqur.
Ajo ishte e mahnitur me pamjen e Marokut pasi ndau gjithashtu me ndjekësit disa imazhe të ushqimit vendas, duke përfshirë ullinj, fasule dhe bukë të skuqur.
“Qyteti i kuq”, ishte gjithçka që shkroi supermodelja ruse në mbishkrimin e fotografive të saj.
Në një tjetër fotografi tërheqëse, ajo mund të shihej e mbështetur në një mur të zbehtë ngjyrë pjeshke, ndërsa retë mund të shiheshin sipër saj.
Ajo ishte me një palë rroba banje të zeza që kishin pjesën e sipërme në formë trekëndëshi dhe pantallona të shkurtra që lidheshin anash.
Në një pamje tjetër, ajo ishte shtrirë në tokë, ndërsa shikonte kamerën.
Irina dukej e përsosur pasi nuk kishte fare makijazh, duke lejuar që bukuria e saj natyrale të shkëlqente teksa bënte ‘selfie’-t e saj.