Temperaturat e larta, të paralajmeruara gjatë diteve të fundit, kanë bërë që të tregohet kujdes i shtuar ndaj zjarreve në Kosovë, dhe sidomos të sensibilizohen qytetarët ndaj këtij fenomeni që paraqitet çdo vit bashkë me stinën e verës.
Në kuadër të kësaj edhe Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Komunën e Deçanit, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune për rreziqet nga zjarri dhe të tregojnë kujdes të shtuar këto ditë.
Njoftimi i plotë nga kjo drejtori:
Me ngritjen e temperaturave, ngritet edhe rreziku për shfaqje të zjarreve në fusha, pyje dhe parqe nacionale.
Andaj luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar si dhe gjatë qëndrimit në zonat fushore-malore të ndërmarrin masat e duhura parandaluese.
Dëmtimi i pyllit me dashje apo nga pakujdesia, dënohet në bazë të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.