Kosova debutoi me humbje në FIBA 3×3 Women’s Series

by informim

Kosova për herë të parë është paraqitur te FIBA 3×3 Women’s Series.

Vashat e Kosovës janë përballur me Holandën, ku edhe pse zhvilluan ndeshje të mirë, pësuan 20:12, megjithatë do të mbahet mend për debutimin e Kosovës në këtë garë, që po organizohet nga Prishtina 3×3 në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

banner

Ky event po zhvillohet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Nga ora 22:45, Kosova do të ndeshet me Neftchi e Azerbajxhanit. Për Kosovën u paraqitën: Saranda Daci, Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani dhe Sara Vraniqi.

14 shtete po marrin pjesë në FIBA Women’s Series që po organizohet në Prishtinë: Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Lituania, Hungaria (2 ekipe), Letonia, Azerbajxhani (2 ekipe), Izraeli, Ukraina, Turqia, Kosova dhe Gjermania.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy