Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar me 117 vota pro kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.
Kërkesa e maxhorances dhe e opozitës është miratuar nga pjesa dërmuese e deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, përfshirë edhe Kryeministri i qeverisë Edi Rama.
Për miratimin e kërkesës së SPAK-ut kanë abstenuar tre deputetët Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu, që janë aleat të opozitës Shqiptare.
Maxhoranca dhe opozita kishin dy raporte të ndara të cilat i prezentuan në Këshillin e Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, por të dyja palët të përbashkët e kishin pikën se kërkesa e prokurorisë ishte e ligjshme.
Tashmë ish-zëvendëkryeministri Ahmetaj është edhe zyrtarisht person pa imunitet dhe arrestimi i tij mund të ndodh në çdo moment nga SPAK.
Aktualisht nuk dihet vendndodhja e Arben Ahmetaj, por ajo që dihet është se ai nuk është brenda territorit të Shqipërisë.
Në një reagim publik në facebook Ahmetaj e ka cilësuar procesin të montuar dhe si një hakmarrje ndaj tij dhe shtoi se në ditët në vijim do të nxjerrë dhe provat për të vërtetën e tij.