Lukaku mund ta tradhtojë Interin për Juventusin: Ai nuk iu është përgjigjur drejtorëve të Nerazzurrëve ditëve të fundit

by informim

Sky Sport Italia shkruan se Romelu Lukaku nuk i është përgjigjur drejtorëve dhe bashkëlojtarëve të Interit, ndërsa shton se futja në garë e Juventusit për shërbimet e belgut ka ndryshuar mendjen e sulmuesit.  

Lajmin e konfirmon edhe Gazzetta dello Sport, që  shkruan se avokati i Lukakut, Sebastien Ledure, po ashtu nuk ka qenë në kontakt me Interin, por as me Chelsean edhe pse Nerazzurrët janë të gatshëm për të siguruar sulmuesin për rreth 35 milionë euro.

Lukaku nuk ka komunikuar me drejtorët dhe shokët e Interit kohëve të fundit, gjë që kanë mërzitur klubin, pasi ata janë ta kthejnë në skuadër, pasi ta shesin Andre Onanan te Manchester United për 50 milionë euro plus bonuse.

Të dy mediat shkruajnë se belgu është tunduar nga ofera nga Juventusi, që ka barazuar ofertën e Interit për 30-vjeçarin.

Madje, Il Corriere dello Sport raportoi në fillim të kësaj jave se Lukaku kishte arritur tashmë një parim marrëveshjeje me Juventusin.

Nerazzurët kanë ofruar 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, ndërsa oferta e Bianconerëve është 37.5 milionë euro plus 2.5 milionë euro bonuse.

Megjithatë, Juventusi nuk është ende i gatshëm të bëjë ofertë zyrtare duke qenë se duhet të shesë Dushan Vlahovic fillimisht.

Bardhezinjtë thuhet se i kanë thënë Chelseat se u duhet kohë deri më 4 gusht për të shitur serbin, por blutë duan ta shesin Lukakun sa më parë.

Interi tani nuk është i sigurt për nënshkrimin e Lukakut nëse sulmuesi nuk ndryshon qëndrimin e tij gjatë ditëve të ardhshme .

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy