Një urë për smart turizëm nga Lezha në Gjakovë

by

Komuna e Gjakovës ka ftuar publikisht zejtarët që veprojnë në territorin e Gjakovës t’i bashkangjiten prezantimit të projektit “Bridging Tourism through Cultural Heritage and Smart Solutions in Lezha and Gjakova”.

Në një postim në Facebook komuna e Gjakovës jep detaje rreth këtij aktiviteti që do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi me datën 20 Korrik, në orën 11:00.

banner

Njoftimi i plotë:

Ky takim ka si qëllim jo vetëm informimin e detajuar të projektit, por edhe konsultimin publik me grupet e interesit, duke evidentuar problematikat dhe sugjerimet e këtyrë të fundit në planin e punës. Gjithashtu, ky takim synon të shërbejë si hapësirë e përbashket për forcimin e dialogut dhe marrëdhënieve mes pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit si dhe komunitetit të biznesit. Një fokus i veçantë në këtë iniciativë, do t’i kushtohet grave/vajzave dhe të rinjve me potencial për zhvillimin e sipërmarrjeve ekzistuese ose të reja në sektorin e zejatarisë, turizmit, trashëgimisë kulturore.

Projekti “A Bridge to Smart Tourism: From Lezha to Gjakova” është një iniciativë e përbashkët, e cila implementohet nga Bashkia Lezhë, në partneritet me Komunën e Gjakovës dhe Creative Business Solutions (CBS) në kuadër të programir IPA Cross Border midis Shqipërisë dhe Kosovës me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy