PDK: Paga minimale duhej të ishte mes 300-350 euro

by informim

Arben Mustafa, koordinator i Departamentit për Financa në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se paga minimale, duke marrë parasysh rritjen e çmimeve, duhej të ishte ndërmjet 300 ose 350 eurove.

Kuvendi i Kosovës të enjten në mbrëmje miratoi Ligjin për pagën minimale, pa praninë e opozitës. Sipas Ligjit, paga minimale do të jetë 264 euro. Në të nuk janë përfshirë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar protestë të shtunën [nesër].

banner

Sipas Mustafës, paga minimale mes 300 – 350 eurove është zgjidhja për PDK-në.

“Nëse supozojmë kohën kur shuma prej 264 eurove është propozuar, tash kjo shumë pas rritjes së çmimeve do duhej të ishte për 20% më e lartë – që i bie ndërmjet 300 – 350 euro. Me logjikën që para rritjes së çmimeve paga të ishte 264 euro, atëherë 20-30% më e lartë do të ishte siç duhet. Ky do të ishte propozimi ynë nëse do të ishim në Kuvend dje”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Mustafa ka thënë se nga paga minimale nuk do të përfitojnë 100 mijë persona, ashtu siç ka thënë kryeministri Albin Kurti.

“Diskriminim të paskrupullt” e ka quajtur ai mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale

Ai ka pasur kritika për punën e Qeverisë në këto dy vjet e gjysmë, duke thënë se kanë bërë ndryshime sipërfaqësore që nuk përmirësojnë jetën e qytetarit.

“Nuk ka asnjë sektor që ka shënuar ndryshim substancial të kushteve të jetesës nga kjo Qeveri. Asnjë. As në infrastrukturë”, ka thënë Mustafa.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy