Bombat janë ndaluar që nga viti 2008 nga një Konventë e nënshkruar nga 123 vende, por jo nga SHBA.
Konfirmim nga Pentagoni: tani edhe Ukraina ka në arsenalin e saj bombat thërrmuese vdekjeprurëse, pajisjen “nënë” që ka në bark qindra bomba të tjera të vogla, të cilat shpërthejnë pa dallim në vendin ku hidhen. Pas disa ditë reflektimi, Biden dha dritën jeshile.
Pentagoni thote se “ato do të kufizohen në zona ushtarake”.
Sipas mbrojtjes amerikane, municionet thërrmuese të furnizuara nga SHBA në Kiev – siç konfirmoi gjeneral-lejtnant Douglas Sims, drejtor i operacioneve të përbashkëta të Shtabit të Përgjithshëm në një konferencë shtypi – do të mbeten të kufizuara (teorikisht) në fushën ushtarake sepse “Ukraina nuk ka ndërmend të përdorë municione thërrmuese afër popullatës civile, ndryshe nga rusët”.
Por ambasada ruse dyshon se mund te perdoret edhe kunder civileve, edhe pse e ka marre parasysh deklaratën e Pentagonit për dërgimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë, kritikoi pretendimet e zyrtarëve amerikanë se Kievi i përdor këto armë me kujdes.
Ambasada tha se “kushdo që ndjek konfliktin e di se Kievi ka përdorur ndihmën e sigurisë së SHBA-së për të goditur objektivat civile me shpresën për të na frikësuar dhe “vrarë sa më shumë rusë të jetë e mundur”, duke shtuar se në shënjestër ishin edhe zona të banuara “pa objekte ushtarake”.