61
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, që dje në Kuvend ka miratuar Ligjin për pagën minimale, duke përjashtuar veteranët e UÇK-së.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë Kurti ka përmbushur edhe një premtim që ia dhënë Milan Radojiçiqit.
“Dje duke ushtruar dhune dhe duke i goditur fizikusht deputetet e Kuvendit të Kosoves, Albin Kurti me kabinetin e tij e permbushin premtimin qe i dha Radojçiçit per mosperfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale”, ka shkruar Musliu.