Prizreni binjakezohet me Bodrumin

by

Kryetari i komunës së Prizrenit nënshkruan marrëveshjen për binjakëzim me Kryetarin e Komunës së Bodrumit (Turqi) në prani të delegacioneve të të dyja vendeve.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka formalizuar marrëveshjen për binjakëzim me Kryetarin e Komunës së Bodrumit (Turqi) Ahmet Aras, në prani të delegacioneve të të dyja vendeve.

banner

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Totaj në një postim në Facebook.

Kryetari Totaj shkruan:

Formalizuam marrëveshjen për binjakëzim me Kryetarin e Komunës së Bodrumit (Turqi), Ahmet Aras, në prani të delegacioneve të të dyja vendeve.

Bashkëpunimi në intensifikimin e promovimit kulturor, turizmit, forcimit të shkëmbimit ekonomik e social, do të jenë prioritetet e këtij bashkëpunimi në mes komunave tona.

Ndryshe, Kryetari Aras ka shërbyer si ushtar i KFOR-it turk në Prizren, në vitin 2012, dhe ka një konsideratë të veçantë për qytetin tonë që tashmë do të realizojmë projekte të përbashkëta për zhvillim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy