Quni: Është koha e fundit që të shkakrohet Donika Gërvalla nga pozita e ministrës së PJD-së

by informim

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, bëri bujë ditë më parë ku në Forumin e Dubrovnikut të mbajtur në Kroaci , Gërvalla kishte vlerësuar se Bashkimi Evropian nuk mund të garantojë paqe dhe siguri në Evropë, dhe është vetëm një “Tigër prej letre”.

Përtej kësaj, kryediplomatja kosovare edhe në paraqitjet mediale në Kosovë vazhdoi përsëri duke e sulmuar Bashkimin Evropian, duke e ritheksuar se ky union është “Tigër prej letre”, pa NATO-n dhe SHBA-të.

banner

Krejtë kjo nga partitë opozitare në Kosovë, analistë dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, u panë si deklarime të pamatura dhe të dëmshme të kryediplomatës kosovare sidomos në këtë kohë kur vendi është vënë nën masat ndëshkuese nga BE-ja përshkak të krizës në veri të vendit.

Po ashtu për shkak të dekleratave të znj. Gërvalla në raport me BE-në është kërkuar edhe shkarkimi i saj.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni , këto deklarata të ministres Gërvalla i ka vlerësuar si një padituri dhe mungësë informatash për historinë shtetëve të Evropës që nga koha antike e dëri në kohërat moderne. Sipas Qunit, kjo deklaratë e kryediplomatës kosovare znj. Gërvalla, i përkeqëson dhe më shumë marrëdhëniet dhe raportet e Kosovës me BE-në, marrëdhënie këto edhe ashtu të lëkundura.
Në fund deputeti i LDK-së, z. Anton Quni ka thënë se është koha e fundit që kryeministri Kurti ta shkarkojë Donika Gërvallën nga pozita e ministrës së PJ-me/Informim.net

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy