Salman Rushdie: Pas sulmit shoh ëndrra të çmendura

by

“Trupi i njeriut ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u shëruar. Kështu që unë jam me fat që jam duke ecur mirë”.

Salman Rushdie po ndihet fizikisht “pak a shumë mirë” gati një vit pasi u godit me thikë, teksa po përgatitej të mbante një konferencë në veri të Nju Jorkut.

Megjithatë, shkrimtari 76-vjeçar me origjinë indiane, shtetas britanik dhe banor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha në një intervistë për BBC se ai është ende duke përpunuar sulmin, i cili e la të verbër në njërin sy.

“Kam një terapist të madh që ka shumë punë për të bërë,” tha Rushdie. “Shoh ëndrra të çmendura.” Shkrimtari rrëfeu se kishte dyshime nëse do të përballej me sulmuesin e tij të dyshuar në gjykatë. Dhe për më tepër nuk e di nëse do të shfaqet përsëri në një ngjarje publike që nuk është vetëm me ftesa dhe “e kontrollueshme”.

Autori i “Vargjeve Satanike” u vendos në një respirator gushtin e kaluar dhe kaloi gjashtë javë në spital, pasi u godit me thikë dhjetëra herë në skenë në një ngjarje letrare.

Lëndimet rezultuan në dëmtim të mëlçisë, humbje të shikimit në njërin sy dhe paralizë të dorës për shkak të dëmtimit të nervit në krah. Rushdie tha: “Trupi i njeriut ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u shëruar. Kështu që unë jam me fat që jam duke ecur mirë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy