Suharekë: Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin ballkanik për Gazetari hulumtuese

by

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Jeta Xharra, drejtoreshë ekzekutive në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova), kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për Projektin “Auditimi Social”, për realizimin e dy projekteve.

Bëhet fjalë për realizimin e projektit “Ndërtimi i shtegut të ecjes  dhe ndërtimi i rrugës Mushtisht-Guri i Matozit” dhe i “Rrugës Topliqan- Gjinoc-Ritenderim”, ka bërë të ditur komuna e Suharekës nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke nënvizuar se qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e angazhimit të qytetarëve dhe të transparencës si dhe llogaridhënies në nivel lokal në implementimin e projekteve infrastrukturore dhe mbikëqyrjes qytetare.

banner

Kryetari Muharremaj thotë se me këtë gjithçka do të jetë  transparente me mbikëqyrje të medias, qytetarëve dhe ekspertëve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy