Në një postim në facebook, Daut Haradinaj ka publikuar thirrjen për protesta duke i ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë dhe të kundërshtojnë skandalet e qeverisë aktuale.
Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze. Prandaj të shtunën, me 15 Korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare. Kundër koordinimit me Millan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇk-së!
Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Millan Radojçiqin kundër luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga Presidentja që ta kthejë mbrapshtë këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK.