Vuçiq nuk pranon ta shkarkojë Vulinin, kërkon prova prej SHBA-së

by informim

Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia do t’i kërkojë SHBA-së që të sigurojë prova kundër Aleksandar Vulinit, drejtorit të BIA-s, për drogë, por, shtoi ai, gjoja e di se nuk ka asgjë rreth asaj sepse sanksionet i janë vendosur për shkak të Rusisë.

“Nëse na japin ndonjë informacion për drogën, do ta ndjekim penalisht Vulinin. Por, nuk ka asgjë. Arsyeja është Moska dhe qëndrimi ndaj Rusisë. Dhe sikur të kisha thënë disa ditë më parë se ne po vendosim sanksione kundër Rusisë, nuk do të kishte sanksione kundër Vulinit”, tha ai.

banner

Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s
Lexo po ashtu
Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s
Sanksionet ndaj Vulinit, shtoi ai, “nuk është një masë e lehtë për ne, ishte politika ime dhe unë jam fajtor për të, por duhet të kuptojmë se është një situatë shumë e rëndë dhe do ta trajtojmë në atë mënyrë”, raporton danas.

Presidenti i Serbisë foli për marrëdhëniet e mira që ka me zyrtarët amerikanë, duke vlerësuar veçanërisht ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Narkoshteti i Vuçiqit: Si u shndërrua Serbia në eldorado për tregtarët dhe prodhuesit e drogës?
“Amerika na duhet si partner dhe mik, e di që kjo nuk është diçka popullore për t’u thënë”, tha Vuçiq.

Ai vuri në dukje dhe “mburrej” me armët moderne që Serbia mori nga amerikanët.

Vuçiq i lidhi kërkesat e protestës së Serbisë kundër dhunës, përfshirë heqjen e Vulin, me sanksionet e SHBA-së, duke lënë të kuptohet se ajo ishte e koordinuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy