Arrestohen 6 gjermanë për përdhunim të një gruaje në Spanjë

by informim

Policia spanjolle ka arrestuar gjashtë turistë gjermanë, të dyshuar për përdhunimin e një gruaje 18-vjeçare në ishullin Mallorca të Spanjës. Policia në ishullin mesdhetar tha se përdhunimi në grup ndodhi në një dhomë hoteli në pikën e njohur turistike të Playa de Palma.

Pesë të dyshuar u arrestuan brenda disa orësh, ndërsa i dyshuari i gjashtë, i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, u arrestua më vonë gjatë ditës. Gjashtë të arrestuarit janë turistë të moshës 20 dhe 21 vjeç. Raportohet që edhe viktima ishte në pushime.

banner

Sipas deklaratës së saj në polici, përdhunimi ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit të së enjtes. Të mërkurën në mbrëmje, viktima, së bashku me një grup miqsh, vizituan Playa de Palma, një vend i njohur për turistët e rinj gjermanë në Mallorca. Aty ajo takoi një nga të arrestuarit dhe pasi kishte pirë, shkoi në dhomën e tij të hotelit ku ndodheshin pesë burrat e tjerë. Viktima tha se ajo u përpoq të largohej nga dhoma, por u pengua nga burrat. Ajo më pas dyshohet se u përdhunua nga disa prej të arrestuarve, thuhet në deklaratë.

Viktima arriti të largohej nga dhoma dhe lajmëroi recepsionisten, e cila thirri policinë.

Pesë nga të arrestuarit ndodheshin në hotel kur mbërriti policia. Përdhunimi në grup konsiderohet shkelje e rëndë që mund të sjellë dënime deri në 15 vjet burg në Spanjë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy