54
Kanë dalë tashmë disa nga pankartat që do të jenë prezente në duart e njerëzve gjatë protestës së sotme.
“Dorëhiqu Mimozë”, është vetëm një nga ato.
Në të tjerat shkruhet se: “Veterani nuk është numër”; “Kush përul veteranin, urren Kosovën’, dhe të tjera të ngjashme.
Protesta është thirrur për në orën 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.