Profesori, njëherësh ish-kryetari i degës së LDK-së në Shtërpcë, Hamdi Haliti ka treguar se ku sipas tij është Kosova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot.
Haliti në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova tha se pritjet e tij për ndërtimin e Kosovës kanë qenë më të mëdha, por nuk mund të mohohet se nuk është punuar për të.
Por, ku është sot Lidhja Demokratike e Kosovës sipas Halitit?
“Unë shpeshherë e kam theksuar dhe me anëtarët e kryesisë, unë gjithmonë e kam parë LDK-në më shumë se një parti politike. Ndryshimet janë të mëdha, vet koha kur është formuar dhe ka vepruar LDK me Ibrahim Rugovën, dhe LDK sot në pushtet. Lakmia për pushtet i bënë njerëzit mos me qenë vetvetja, kjo fatkeqësisht i ndodhë edhe LDK-së e cila e ka një histori të veçantë në historinë shqiptare dhe për të nuk jam i kënaqur”, shtoi ai.
Ndërkaq ai pati kritika ndaj LDK-së edhe për harresën që i kanë bërë atij dhe kryesisë së asaj kohe.