Daut Haradinaj nga AAK do të marrë pjesë në protestën e sotme të organizuar nga OVL e UÇK-së. Ai ka thënë se do të ketë edhe protesta të tjera në rast se kërkesat e veteranëve nuk përmbushen.
Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se Kurti e ka në dorë t’i pastrojë listat e veteranëve, por ka shtuar se në atë listë nuk ka siç ka thënë ai “veteran më të rrejshëm sesa vetë Kurti”.
“Ata po thirren se lista është e fryme, ndërsa në anën tjetër i kanë të gjithë mekanizmat për pastrimin e listat. Le ti pastrojnë listat, por mendoj se një prej veteranëve më të rrejshëm në këtë listë është vetë Albin Kurti, i cili nuk ka pasë kurrë pushkë në dorë. Zoti Kurti vetë disa herë ka thënë se nuk ka qenë ushtar i armatosur, pra nuk është veteran”. tha Haradinaj.
Ai nga protesta po ashtu i ka bërë thirrje presidentes Osmani të mos e nënshkruajë ligjin për pagën minimale.
“Presim reflektim nga institucionet. E para është një kërkim falje publike për historinë “Zdravo” dhe pastaj presidentja të mos e nënshkruaj atë ligj”, është shprehur Haradinaj.