Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, gënjen kur thotë se janë 60 mijë veteranë luftëtarë.
Ai në një prononcim për RTV Dukagjinin, tha se Qeveria e din që veteranët janë kategori ligjore dhe se duhet të jenë pjesë e cdo ndryshimi ligjor.
“Kryeministri ka gënjy sepse nuk është trefishi, nuk janë veteranë 60 mijë, që e thonë. Edhe kryeministri e din që jemi kategori ligjore, nuk mund të bëjë ndryshim pa na kontaktu ne, apo të jemi pjesë e ndryshimeve të ligjeve”, ka thënë ai.
Jashari, tha se veteranët nuk i frikësohen procesit të verifikimit, por sipas tij kjo është përgjegjësi e komandantëve të zonave të luftës.“Askush nuk i frikohet procesit të verifikimit. Por, i vetmi organ për verifikimin janë komandantët e zonave, nëse ata ua mohojnë apo ua japin që ua japin dikuj që nuk e meritojnë, le të mirren organet. Se kuptoj kryeministrin a është prokuror apo gjykatës, këta kanë shkel ligje, në ligjin ekzistues, për kategoritë e luftës thuhet se beneficioni i veteranit duhet të jetë sa paga mininale”, ka thënë ai.
Jashari, është pjesë e protestës, ku veteranët po protestojnë kundër Qeverisë së Kosovës, dhe vendimin e marrë për pagën minimale që i lë ata jashtë listës.